Apple në krizë: Bie në vendin e tretë në tregun e shitjes së telefonave

Shitjet botërore të iPhone të Apple në Q1 kanë qenë më të ulëta sesa zakonisht, kryesisht për shkak të rritjeve më të larta të çmimeve.

Auto & Tek

16/05/2019 16:44

Kjo bëri që ajo të rënditej në pozitën e tretë në tregun global të telefonave – pas kompanive Samsung dhe Huawei, transmeton lajmi.net.

Sipas TrendForce, volumi global i prodhimit të telefonave për qerekun e parë të vitit 2019 arriti në 311 milionë njësi, duke shënuar rënie vjetore prej 9%.

Kësisoj, vëllimi i prodhimit global të telefonave në 2019 parashikohet të mos regjistrojë një ndryshim të rëndësishëm nga viti 2018.

TrendForce vlerëson se smartfonët ‘iPhone’ zënë vend 40% në tregun amerikan, por shumica e bazave të prodhimit janë të vendosura në Kinë. /Lajmi.net/