Apple lanson zyrtarisht gjeneratën e dytë të ‘AirPod’

Apple ka lansuar AirPod-in e gjeneratës së dytë me një çip të ri H1, mbështetje të "Siri"-t dhe një foli mbushëse me Wi-Fi.

Auto & Tek

20/03/2019 17:13

Më parë këtë javë, Apple gjithashtu zbuloi iPad-ët e rinj. AirPod-ët janë vlerësuar vazhdimisht si kufjet më të njohura në botë.

Versioni i ri i kufjeve tani vjen me një çip të ri Apple H1, i projektuar dhe zhvilluar për kufje. H1 chip mundëson kohë më të shpejtë të lidhjes, deri në 50 për qind më shumë kohë bisede në krahasim me AirPod-in origjinal.

Përveç kësaj, çipi mundëson kalimin më të shpejtë në pajisje si iPhone dhe Apple Watch.

Të dy folitë, sipas Apple, do të mbajnë një kapacitet shtesë “për 24 orë kohë të plotë të dëgjimit”. /Lajmi.net/