Apple i fton përdoruesit e Samsung të kalojnë në iPhone
Aplikacioni i parë dhe i vetëm i Apple në Google Play po i joshë përdoruesit e Android që të kalojnë ‘lehtë’ në iPhone, përmes transferimit të përmbajtjeve nga iPhone në Android me wireless.

Auto & Tek
Së bashku me lansimin e iOS 9, Apple ka publikuar aplikacionin e parë në Google Play të quajtur ‘Move to iOS’, i dizajnuar për t’i ndihmuar përdoruesit e Android që të kalojnë në pajisjet e Apple pa nevojën e ndonjë kablloje për t’i transferuar të dhënat.
Sipas përshkrimit të aplikacionit në Google Play, Move to iOS është i destinuar për ta bërë kalimin në pajisjet e Apple më të lehtë, transmeton Lajmi.net.
Aplikacioni kryen transferimin e kontakteve, historinë e mesazheve, fotografive, videove dhe llogarive prej një pajisje Android në një të iOS.
Përderisa Google Play është e bllokuar në Kinë, Apple po ofron një link të ndarë për përdoruesit atje, që të shkarkojnë direkt ‘Move to iOS’ nga serverët e Apple.