Anulohet tenderi për furnizim me uniforma për Policinë e Kosovës, kjo është arsyeja

Furnizimi me uniforma për Policinë e Kosovë si dhe për FSK-në shpesh herë doli të jetë problem. Njësoj edhe tani. Anipse parashihej që zyrtarët policorë të Kosovës së shpejti të furnizohen me uniforma, një gjë e tillë s’do të ndodhë njëherë. Kjo për shkak se Zyra e Prokurimit të Policisë së Kosovës tashmë ka anuluar…

Lajme

13/12/2024 09:30

Furnizimi me uniforma për Policinë e Kosovë si dhe për FSK-në shpesh herë doli të jetë problem.

Njësoj edhe tani.

Anipse parashihej që zyrtarët policorë të Kosovës së shpejti të furnizohen me uniforma, një gjë e tillë s’do të ndodhë njëherë.

Kjo për shkak se Zyra e Prokurimit të Policisë së Kosovës tashmë ka anuluar procedurat e tenderit për furnizim me uniforma të rregullta të Policisë së Kosovës.

Tenderi në fjalë ishte paraparë ët realizohej me procedura të negociuara pa publikim të kontratës, por është anuluar për arsye se nuk ka pasur ofertues të përgjegjshëm.

Në këtë proces të negociuar interes shprehu vetëm një kompani, e quajtur “Consortium Seyntex NV” Seynkos L.L.C me ofertën e paraparë 2 milionë e 763 euro./Lajmi.net/