Anthony Davis merr një vendim të rëndësishëm, refuzon kombëtaren për Lakers

Ylli i NBA, Anthony Davis, ka marrë së fundmi një vendim shumë të rëndësishëm.

Sport

15/07/2019 09:29

Davis konsiderohet si lëvizja më e madhe në ligën më të fortë të basketbollit në botë, me transferimin e tij nga Pelicans tek Lakers.

AD dhe LeBron James do t’i bashkojnë forcat në Los Angeles për të rrugëtuar drejt titullit të kampionit, të cilin të dy e kërkojnë me shumë ngulm.

Për ta arritur këtë synim, Davis ka marrë së fundmi një vendim shumë të rëndësishëm.

Sipas ‘Yahoo Sports’, ‘The Broë’ nuk do të paraqitet në kampin stërvitor të kombëtares së Amerikës dhe në Kupën e Botës, për tu fokusuar vetëm tek Lakers, transmeton lajmi.net.

Sezoni i ardhshëm në NBA pritet të jetë spektakolar, sidomos kur në parket do të zbresin dy skuadrat nga qyteti i LA. /Lajmi.net/