Ansu Fati rikthehet nga lëndimi

Ansu Fati është rikthyer në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e xhiros 34 në La Liga, ndaj Mallorcas.

Sport

01/05/2022 15:02

Barcelona do të jetë nikoqire e Mallorcas këtë xhiro në ligën spanjolle.

Xavi Hernandez në këtë takim do të jetë me disa mungesa, por është rikthyer ylli i skuadrës Ansu Fati, transmeton lajmi.net.

Ai kishte pësuar një lëndim serioz në janar të këtij viti, ndërsa ekipi mjekësor i Barcës nuk janë ngutur për të rikthyer në fushë talentin e ri.

Kështu pas një periudhe mjaft të gjatë, Fati është në mesin e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme.

Mungesa për ekipin blaugrana janë Pedri, Sergi Roberto, Sergino Dest, Nico, Mingueza dhe Braithwaite.

Ndeshja në mes Barcelonës dhe Mallorca zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/