Ansu Fati përjashton mundësinë e largimit nga Barcelona: Barca më ka dhënë gjithçka, është klubi im

Ylli spanjoll në rritje, Ansu Fati ka dhënë disa komente që lidhen me të ardhmen e tij.

Sport

05/05/2022 11:45

Numri 10 i Barcelonës, Ansu Fati ka thënë se do të qëndrojë te Barcelona dhe nuk planifikon të largohet te ndonjë klub tjetër.

Lojtari thotë se është kjo skuadër që i ka dhënë gjithçka atij dhe trofetë me këtë fanellë nënkuptojë gjithçka për të.

“Jo, sinqerisht, Barca më ka dhënë gjithçka. Ky është klubi im”, ka thënë Fati, transmeton lajmi.net.

“Ambicia ime kryesore është të fitohen tituj me Barcelonën. Për ta arritur këtë, me klubin dhe tifozët, është synimi im kryesor. Do të punoj dhe do t’i dedikohem kësaj. Me shpresën se trofetë dhe rekordet do të vijnë pas kësaj”, shtoi spanjolli.

Ansu Fati ishte jashtë fushave të blerta për pjesën më të madhe të sezonit. Ai u kthye në ndeshjen e kaluar por nuk mund të ketë minuta të plota deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/