Ansu Fati në fazën e fundit të rikuperimit – në mes të prillit mund të kthehet në fushë
Ansu Fati po vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi.
Sport
Ylli premtues spanjoll, Ansu Fati është akoma në fazën e rikuperimit të tij dhe Barcelona nuk po nxitohet, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë me të.
Testimet e bëra sot për lojtarin kanë bërë të ditur se Ansu Fati është në fazën e fundit të rikuperimit, përcjell lajmi.net.
Lojtari tani do të mund të marrë pjesë në seancat stërvitore, për dy javët e ardhshme. Sot, ai është stërvitur për 20 minuta me grupin.
Thuhet se lojtari synon që të ketë minuta në dispozicion aq herët sa mesi i prillit. /Lajmi.net/