Ankthi i Neymarit
Sulmuesi i Brazilit, Neymar u ballafaqua me një dramë të vërtetë kur u dërgua në spitalin Sao Carlos në Fortaleza, pas lëndimit që pësoi kundër Kolumbisë.
Sport
Neymar e përfundoi Kampionatin botëror. Ylli më i madh i Brazilit u lëndua në duelin kundër Kolumbisë në çerekfinale dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të garës.
Por, pas zëvendësimit në minutat e fundit të takimit, ai u dërgua në spitalin Sao Carlos në Fortaleza me dhimbje të mëdha në shpinë.
Ylli i Barcelonës bërtiste nga dhimbja ndërsa e dashura e tij Bruna Marquezine qante, e brengosur se dëmtimi mund të jetë serioz.
Por, për fatin e keq të tij dhe të Brazilit, Neymar nuk do të luajë më gjatë Botërorit, por në aspektin pozitiv nuk pritet të rrezikojë të mungojë në fillim të sezonit të ri.