Anija spanjolle ndahet në dysh
Një anije e mallrave spanjolle e quajtur “Luno” është ndarë në dysh, pasi që valët e fuqishme e kishin goditur atë. Helikopterët ushtarakë francezë janë munduar që ta sjellin atë në breg. I gjithë ekuipazhi është evakuuar me helikopterë.
Bota
Të mërkurën, një anije e mallrave spanjolle është ndarë në dysh, pasi që valët e fuqishme e kishin goditur atë. Ajo është goditur nga valët e mëdha në ujërat e oqeanit Atlantik, në jugperëndim të Francës.
Anija menjëherë është zbrazur dhe personeli që janë evakuuar me helikopter. Vetëm një sasi e naftës është derdhur në det, në afërsi të qytetit Anglet. Anija është duke u tërhequr afër portit, me ndihmën e helikopterëve ushtarak.
Anija e mallrave e quajtur “Luno”, pasi është përballur me valë të mëdha, të cilat janë shkaktuar nga erërat e forta, dhe është ndarë në dysh pasi kishte goditur murrin mbrojtës së portit. Kryetari i Komunës së Anglet, Jean Espilondo ka thënë për mediat se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga dy helikopterë ushtarak, dhe anija është ndarë në dysh vetëm pak metra larg plazhit të Anglet.