Anija fantastike që duket si aeroplan

Super jahti i dizajnuar nga një kantier i anijeve italiane.

Fun

30/01/2020 08:59

Bota e super jahteve takon botën e aviacionit me këtë anije “të llojit të vetëm” që bashkon me profesionalizëm modele ajrore dhe detare.

Kantieri i anijeve italiane Codecasa ka zbuluar planet për konceptin e ri të super jahtit  230-këmbë i cili duket si një avion lundrues, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Projektuar nga pronari Fulvio Codecasa, Codecasa Jahti 2020 i ardhshëm është formuar si një aeroplan dhe ka si “hua” shumë nga karakteristikat e tij stilistike.

Rezultati përfundimtar është një super jaht i madh me dritare të rrumbullakosura në stilin aeroplan, një hark që i ngjan hundës së një avioni dhe një seksion përpara që të kujton një kabinë. /Lajmi.net/