Anëtari i Kryesisë së PSD-së: S’do ta kemi problem as Albin Kurtin si kryeministër
Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Belgzim Kamberi, ka thënë se opozita duhet ta krijojë një strategji për rrëzimin e Qeverisë.
Lajme
Kamberi ka pohuar se si PSD nuk e kanë problem që kryeministri i ardhshëm t’i takojë LDK-së ose Lëvizjes Vetëvendosje.
Në pyetjen e moderatorit në Klan Kosova, nëse PSD do ta pranonte edhe Albin Kurtin për kryeministër, Kamberi është përgjigjur me “s’do ta kishim problem”.
Ai ka deklaruar se opozita nuk duhet të merret vetëm me çështjen e numrave për rrëzimin e Qeverisë por të diskutojë edhe për procese të tjera.