Andy Ruiz i jep premtimin fansave: Do ta nokautojë Joshuan për të dytën herë

Andy Ruiz Jr. ka premtuar se do ta nokautojë përsëri Anthony Joshuan në Arabisë Saudite ku do të zhvillohet rimeçi.

Sport

05/09/2019 13:19

Meksikani mposhti boksierin britanik më 1 qershor pas shtatë raundeve, duke qenë befasia më e madhe e boksit në vitet e fundit.

Pasi e rrëzoi katër herë në tokë Joshuan – Ruiz u bë kampioni i ri i unifikuar në IBF, WBA dhe WBO të peshave të rënda, përcjell lajmi.met.

Derisa u panë ballë për ballë në Diriyah për herë të parë pas asaj nate, Ruiz është i bindur në fitore.

”Do ta nokautojë për të dytën herë. Jam gati, jam duke trajnuar dhe më 7 dhjetor do të bëjë një tjetër luftë të madhe”, përfundoi ai. /Lajmi.net/