Ancelotti te Barcelona? “Kurrë, unë jam te klubi më i mirë”

Carlo Ancelotti është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së ardhshme në La Liga, kundër Villarrealit. Trajneri italian u pyet për një punë të mundshme në stolin e Barcelonës, kurse përgjigja e tij ishte epike, shkruan Lajmi.net “Trajner i Barcelonës? E pamundur. Unë tashmë jam te klubi më i mirë”, ishte përgjigja e teknikut…

Sport

07/04/2023 12:43

Carlo Ancelotti është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së ardhshme në La Liga, kundër Villarrealit.

Trajneri italian u pyet për një punë të mundshme në stolin e Barcelonës, kurse përgjigja e tij ishte epike, shkruan Lajmi.net

“Trajner i Barcelonës? E pamundur. Unë tashmë jam te klubi më i mirë”, ishte përgjigja e teknikut italian.

Kujtojmë që Ancelotti dhe Real Madrid u kualifikuan në finale të Kupës së Spanjës, pasi mposhtën Barcelonën në “Camp Nou” me rezultatin e thellë 4 me 0.

Ancelotti është i lidhur ngushtë për një kalim të mundshëm në Kombëtaren e Brazilit, por kjo ende duket e paqartë, me trajnerin që shpreson të vazhdojë gjatë në Madrid./Lajmi.net/