Ancelotti tashmë gjendet në Madrid

Carlo Ancelotti ka mbërritur në Madrid pas rikthimit të tij te skuadra Los Blancos.

Sport

02/06/2021 13:05

Carlo Ancelotti gjendet në Madrid.

Trajneri i rikthyer në Real Madrid tashmë ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll.

El Chiringuito ka publikuar pamjet e veturës Audi në të cilën gjendej Ancelotti, transmeton lajmi.net.

Strategu italian gjatë ditës së djeshme u largua nga Everton duke zyrtarizuar rikthimin e madh në Real Madrid.

Ai është pasardhës i Zinedine Zidane – ish asistentit të tij – i cili u largua nga posti pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/