Ancelotti për Valverden: Ai s’është normal, do t’i shënojë më shumë se 10 gola në sezon, puna ime është e sigurt

Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me mesfushorin në topformë të Real Madridit, Fede Valverde. Në një reagim të dhënë së fundi, ai tha se uruguajani nuk është normal, duke shtuar se do t’i shënojë më shumë se 10 gola në sezon. Në saje të këtij suksesi të parashikuar nga mesfushori, vetë Ancelotti pretendon se…

Sport

20/10/2022 16:17

Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me mesfushorin në topformë të Real Madridit, Fede Valverde.

Në një reagim të dhënë së fundi, ai tha se uruguajani nuk është normal, duke shtuar se do t’i shënojë më shumë se 10 gola në sezon.

Në saje të këtij suksesi të parashikuar nga mesfushori, vetë Ancelotti pretendon se e tëra kjo do t’ia sigurojë edhe më tutje punën si trajner i Real Madridit.

“Fede Valverde nuk është normal! Ai do t’i shënojë më shumë se 10 gola në sezon, puna ime është e sigurt”, theksoi ai me shaka.

E gjithë kjo shaka lidhet me një premtim të italianit ndaj mesfushorit se, nëse nuk i shënon të paktën 10 gola sezonal, ai do të largohet.

Deri më tani Valverde ka realizuar plot gjashtë herë me “Los Blancos”. /Lajmi.net/