Ancelotti për ndërhyrjen ndaj Mbappes: Vendim i pashpjegueshëm nga gjyqtari dhe VAR-i
Real Madridi ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Espanyoli me rezultat minimal 1-0. Por të gjithë në Spanjë po flasin për një karton të kuq i cili nuk u dha ndaj lojtarit të Espanyolit, pavarësisht një ndërhyrje horror ndaj Kylian Mbappes nga mbrapa. Për këtë ka folur edhe trajneri Carlo Ancelotti pas ndeshjes, duke…
Sport
Real Madridi ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Espanyoli me rezultat minimal 1-0.
Por të gjithë në Spanjë po flasin për një karton të kuq i cili nuk u dha ndaj lojtarit të Espanyolit, pavarësisht një ndërhyrje horror ndaj Kylian Mbappes nga mbrapa.
“Vendimi i marrë nga gjyqtari dhe VAR është i pashpjegueshëm. Gjëja më e rëndësishme është të mbrosh lojtarin, dhe ishte një faull i qartë, një ndërhyrje vërtet e keqe me rrezik dëmtimi”.
“Fatmirësisht, asgjë nuk ndodhi, por ekzistonte një rrezik. VAR-i është gjithashtu atje për këtë, ne mendojmë se vendimi për të mos treguar një karton të kuq është i pashpjegueshëm”.
Kur u pyet për gjyqtarin spanjoll, Ancelotti refuzoi të komentonte për pamjen më të gjerë.
“Nuk dua të flas për këtë çështje. Unë po flas vetëm për atë që ndodhi sot në ndeshje dhe e përsëris, ne e konsiderojmë vendimin që ata morën si të pashpjegueshëm kur të gjithë mund ta shihnin atë”, tha Ancelotti.