Ancelotti paralajmëron Barcelonën: Nesër është radha jonë të fitojmë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka komentuar në lidhje me ndeshjen ndaj Barcelonës. Real Madridi nesër udhëton në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Ndeshja e parë në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll 1:0 në favor të kalatanasve. E lidhur me këtë takim ka dalë në konferencë…

Sport

04/04/2023 12:10

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka komentuar në lidhje me ndeshjen ndaj Barcelonës.

Real Madridi nesër udhëton në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Ndeshja e parë në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll 1:0 në favor të kalatanasve.

E lidhur me këtë takim ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i Realit, Ancelotti.

“Barcelona i ka fituar 3 ndeshjet e fundit ndaj nesh, por mendoj qe tani është koha e jonë që ta fitojmë El Clasicon e se mërkurës”, tha fillimisht italiani.

Tutje, ai tha që kërkojnë të luajnë në finale të këtij kompeticioni.

“Një El Clasico është gjithmonë ndeshja më e rëndësishme. Është një rivalitet shumë i madh dhe kjo na lejon të luajmë një finale. Është kyç”, vazhdoi ai.

Trajneri më pas theksoi se do tentojnë të shënojnë gol dhe ta rikthejnë rezultatin ndaj tyre.

“Ideja nuk është të çmendemi për të shënuar gol. Mund ta bëjmë në 90′. Duhet ta kontrollosh mirë, si në ndeshjen e parë, por me më shumë sukses”, ishin fjalët e tij.

Barcelona – Real Madrid zhvillohet nesër (e mërkurë), nga ora 21:00./Lajmi.net/