Ancelotti nuk është i interesuar për Kombëtaren e Italisë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk është i interesuar për të marrë stolin e Kombëtares së Italisë.

Sport

11/11/2021 08:37

Italia momentalisht është në duar të sigurta me Roberto Mancinin, që e ka fituar trofeun e “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Mancini ka kontratë deri në vitin 2026, duke arritur një rekord botëror prej 37 ndeshjeve i pamposhtur.

Ancelotti është pyetur për stolin e Italisë, ndërsa ka mohuar këtë gjë, duke theksuar se është duke u kënaqur te Reali.

“Nuk e di, nuk e di. Më pëlqen të punojë ditë pas dite. Më duhet të mendoj për Kombëtaren, por nuk mendoj kështu”.

Ancelotti momentalisht është duke bërë punë të shkëlqyer te Reali, ku renditen në pozitën e dytë në tabelë në La Liga, derisa është lider në grupin D dhe iu duhet një fitore për t’u kualifikuar në fazën tjetër./Lajmi.net/