Ancelotti nuk e ndryshon planin: Isco, Marcelo dhe Bale nuk do vazhdojnë me Realin

Edhe pse shumë persona menduan se me ardhjen e Carlo Ancelottit te Real Madrid, por mesa duke asgjë nuk do ndryshojë në stol.

Sport

02/06/2021 17:35

Tekniku italian erdhi me ide të qarta në skuadër dhe dëshiron t’i shesë lojtarët, si Isco, Marcelo dhe Gareth Bale, tre lojtarë që nuk janë në projektin e tij për edicionin 2021/22, transmeton lajmi.net.

Por kjo nuk është e gjitha, ngase Ancelotti ka ide të qarta se të tre lojtarët nuk do jenë as në parapërgatitje, duke iu dhënë mundësi të gjejnë klubin e ardhshëm.

Më i dyshimti mbetet Bale, i cili ka pagë të lartë dhe shpesh herë ka refuzuar ofertat në mënyrë që të qëndrojë të “Los Blancos”.

Juventus dhe Fenerbahce kanë interesim për Marcelon, Isco është në ‘radarin’ e Sevillas, derisa Bale mund të vazhdojë huazimin te Tottenham, të transferohet te Roma i Jose Mourinhos ose edhe kalimi në MLS nuk përjashtohet.

Ndërkohë, me shitjen e Bale, Reali do ta këtë shumë të lehtë të kompletojë transferimin e Kylian Mbappe nga PSG-ja./Lajmi.net/