Ancelotti në prag të shkarkimit – Napoli i jep dy ndeshje për të kthyer situatën

Carlo Ancelotti është në prag të shkarkimit nga posti i trajnerit të Napoli.

Sport

11/11/2019 22:17

Ancelotti ka dy ndeshje në dispozicion për të shpëtuar punën e tij tek Napoli, shkruan ‘Sportmediaset’.

Klubi nga Serie A ka vetëm pesë fitore në kampionatin italian këtë sezon dhe nuk regjistron asnjë fitore në katër ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.

Dy ndeshjet e ardhshme të Napoli duhet të grumbullojnë gjashtë pikë, në mënyrë që Ancelotti të vazhdojë punën e tij.

Një nga emrat që shihet si zëvendësues potencial i Ancelotti është Gennaro Gattuso. /Lajmi.net/