Ancelotti beson që Kroos do vazhdojë me Realin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson që Toni Kroos do vazhdojë me ekipin. Mesfushori i ‘Mbretërve’, Kroos ka kontratë me ekipin deri në vitin e ardhshëm, teksa e ardhmja e tij ende nuk dihet. Sipas raportimeve të fundit thuhet se gjermani po mendon pensionimin pasi të përfundojë kontratën me Realin. Së fundmi në lidhje…

Sport

21/10/2022 16:10

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson që Toni Kroos do vazhdojë me ekipin.

Mesfushori i ‘Mbretërve’, Kroos ka kontratë me ekipin deri në vitin e ardhshëm, teksa e ardhmja e tij ende nuk dihet.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se gjermani po mendon pensionimin pasi të përfundojë kontratën me Realin.

Së fundmi në lidhje me të ardhmen e lojtarit ka folur edhe trajneri i ekipit, Carlo Ancelotti, transmeton lajmi.net.

Italiani beson që gjermani do vazhdojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’.

“Ai do të mendojë rreth asaj çështje në janar ose shkurt. Personalisht, mendoj që Kroos do vazhdojë këtu në Real Madrid.

Është vendimi i tij, do ta shohim. Ai do mendojë dhe do na tregojë planin e tij”, u shpreh trajneri.

Kroos është një lojtar kyç për madrilenët, mbetet të shihet se cili do jetë vendimi i tij në lidhje me të ardhmen e tij./Lajmi.net/