Analisti Dardan Islami i bashkohet AAK-së: I nderuar ti shërbej Atdheut përkrah Ramush Haradinajt
Islami u bë hyrje e radhës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajme
Këtë e bëri të ditur vet Islami në një postim, në Facebook.
“Për vite të tëra jam munduar të qëndroj jashtë partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndjehem i pafuqishëm dhe i izoluar kur shof rreziqet, mashtrimet dhe dëmet që po i bëhen vendit! Ndjehem i nderuar ti shërbej Atedheut, Komandantit, mikut, dhe Presidentit të ardhshëm në çdo kohë! Çdo votë e juaj për aleancën është garanci për shtetin!”, shkroi ndër të tjera Islami.
Postimi i plotë:
Miq, kolege dhe dashamire, une sot ju bashkova Aleances per Ardhmerin e Kosoves! Pervoja dhe kontributi i gjithsecilit, sot eshte shume i nevojshem per proceset qe po i kalon vendi!
Shume nga ju do te thone ç’ne ky minutin e fundit?
Per vite te tera jam munduar te qendroj jashte partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndjehem i pafuqishem dhe i izoluar kur shof rreziqet, mashtrimet dhe demet qe po i behen vendit!
Ndjehem i nderuar ti sherbej Atedheut, Komandantit, mikut, dhe Presidentit te ardhshem ne çdo kohe!
Çdo vote e juaj per aleancen eshte garanci per shtetin!
Me moton Besa, Bese ju ftoj qe me 14 Shkurt ta beni ndryshimin!
Na prifte e mbara! /Lajmi.net/