Ami e lumtur për punën e saj
Është njëra ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar,por veç suksesit në televizion Amarda Toska është e suksesshme edhe me bisnesin e saj privat.
ShowBiz
Bëhet fjalë për kompaninë “Ami Event” e cila merret me organizimin e eventeve dhe puna e shkëlqyer e bashkëshortes së Ermal Mamaqit,bën që kjo kompani të jetë më e kërkuara në Shqipëri,transmeton lajmi.net
“Jam shumë e lumtur për punën që bëj sepse është një pasion i madh për të bukurën dhe për ditët më të bukura të njerëzve.Kënaqësi e madhe të falenderohesh dhe të shohësh vlerësim në portretet dhe sytë e tyre pas lodhjes pas lodhjes dhe përkushtimit në një event”ka shkruar ndër të tjera Ami.
Kujtojmë se bukuroshja e ekranit shqiptar,pas përfundimit të spektaklit “Dancing with the stars” nuk është pjesë e ndonjë projekti televiziv.(lajmi.net)