Amerikanët trajnojnë doganierët kosovarë
Sot në drejtorinë e Doganës së Kosovës, ka filluar trajnimi “Vlerësimi Doganor, Klasifikimi dhe kontrollet pas – importuese për Doganën e Kosovës”, që mbahet nga ekspertët amerikanë të departamentit për tregti.
Lajme
Kjo është hera e dytë që një trajnim i tillë mbahet për doganjerët e Kosovës. Ky trajnim ka për qëllim informimin dhe shkëmbimin e përvojave mes shteteve dhe doganjerëve.
Ndër shumë tema që do të shtjellohen, më e rëndësishmja është ajo e mësimit të vlerësimit të mallrave. Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, u shpreh i kënaqur dhe i lumtur që doganjerët e Kosovës kanë mundësi që të marrin një trajnim të tillë, pasi që edhe nga trajnimi i mëparshëm, buxheti i doganave ka përfituar shumë nga këto mësime.
Trajnimi do të zgjasë rreth tre ditë, nga ku mësime do të marrin rreth 25 doganjerë.