Ambasadorja maqedonase në Zagreb lan makinën zyrtare para ndërtesës

Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniela Karagjozoska është e padëshiruar në lagjen në ndërtesën elite të Zagrebit, Vidikovac, ku fqinjët e saj tashmë një kohë të gjatë kanë vërejtje për sjelljen e saj, veçanërisht për shprehinë që ta lajë makinën zyrtare në parkingun para ndërtesës.

Lajme

20/09/2015 09:27

Lajmin e bëri të ditur portali maqedonas a1.on, i cili i referohet informatave dhe fotografive të marra nga fqinjët e ambasadores.

Mëngjesin e djeshëm vozitësi i makinës zyrtare, me kovë me shkumë dhe aspirator e pastron makinën. Fqinjët e revoltuar e kanë kontaktuar redaksinë e a1.on dhe kanë treguar se kjo është praktikë e rregullt, nga e cila përkundër vërejtjeve nuk heq dorë.

Mediat në Maqedoni disa herë kanë informuar për sjellje të pahijshme të përfaqësueses diplomatike në Kroaci, siç ishtre rasti i para disa muajve me stolisjen dhe përdorimin e veturës zyrtare për ditëlindjen e vajzës së saj.