Ambasadori britanik: Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur kanë të drejtë të dinë të vërtetën
Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se familjet që kanë persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë të drejtë të dinë të vërtetën e të dashurve të tyre. Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai ka thënë se iu është bashkuar familjeve dhe autoriteteve të Kosovës…

Lajme
Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se familjet që kanë persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë të drejtë të dinë të vërtetën e të dashurve të tyre.
Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai ka thënë se iu është bashkuar familjeve dhe autoriteteve të Kosovës në nderimin e personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë.
“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të gjitha qeverive në Ballkanin Perëndimor për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë.