Ambasada e SHBA, Whitaker i qartë me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur

Ambasada amerikane në Beograd ka njoftuar për takimin e ambasadorit të SHBA’së në NATO, Matthew Whitaker, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi. Ambasada tha se ata dy patën një “takim konstruktiv” rreth “nisjes së një epoke të re në marrëdhëniet SHBA-Serbi”. “Vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe…

Lajme

23/04/2026 10:17

Ambasada amerikane në Beograd ka njoftuar për takimin e ambasadorit të SHBA’së në NATO, Matthew Whitaker, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi.

Ambasada tha se ata dy patën një “takim konstruktiv” rreth “nisjes së një epoke të re në marrëdhëniet SHBA-Serbi”.

“Vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe presim me kënaqësi një stërvitje të përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj”, shkroi ambasada.