Ambasada amerikane e përkrah fushatën “E ardhmja është në duart tona”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare që e përkrah fushatën multimediale për informimin e publikut “E ardhmja është në duart tona”.

Lajme

02/02/2021 15:07

Kjo fushatë, që filloi në shtator të vitit 2020, vë në pah se si të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë mund të luajnë rolin e tyre përmes angazhimit qytetar aktiv për ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmes paqësore, të drejtë dhe të begatshme. Ndryshimi është i mundshëm vetëm kur populli i Kosovës të marrë të ardhmen në duart e veta dhe të ndërmarrë veprim për të nxitur ndryshimin.

Reklama e fundit e fushatës, e nxjerrë në dhjetor, titullohet „I them “Jo” korrupsionit; Çdo “Jo” çon peshë”. Korrupsioni mbetet ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës, investimet në sektorin privat dhe krijimin e mundësive për punësim, veçanërisht për të rinjtë. Përmes veprimit të thjeshtë – duke thënë „Jo” dhe duke refuzuar për të marrë pjesë në nepotizëm, ryshfet dhe korrupsion, madje edhe në shkallë të vogël, si dhe duke i raportuar rastet – qytetarët e rëndomtë mund të kenë ndikim të vërtetë dhe afatgjatë në luftimin e korrupsionit.

Fushata është organizuar në dy gjuhët zyrtare në Kosovë, shqip dhe serbisht. Për më shumë informata, përfshirë edhe vegëzat për reklamat e mëhershme për informimin e publikut, vizitoni këto kanale të rrjeteve sociale:

Facebook:

Shqip: https://www.facebook.com/EArdhmjaEshteNeDuartTona/

Serbisht: https://www.facebook.com/BuducnostJeUNasimRukama

Instagram:

Shqip: https://www.instagram.com/e_ardhmja_eshte_ne_duart_tona/

Serbisht: https://www.instagram.com/buducnost_je_u_nasim_rukama/

YouTube:

Shqip: https://www.youtube.com/channel/UCxJ0IBTOpURj2bZ2zQIT_5w

Serbisht: https://www.youtube.com/channel/UCn_8SKYEEKkPLZvoP-QEkdA

Rrini gati për serinë e re të kësaj fushate që do të transmetohet gjatë verës