Allegri shuan shpresat e Barcelonës: Morata do të qëndrojë 100 për qind te Juventusi

Max Allegri njoftoi se Alvaro Morata nuk do të largohet nga klubi në janar pas raportimeve të shumta për një transferim të Barcelonës, por konfirmon se Aaron Ramsey po shkon drejt largimit.

Sport

05/01/2022 14:23

Merkato e janarit ishte hapur me Moratan që me sa duket kishte rënë dakord për një transferim te Barcelona.

Dukej se problemi i vetëm ishte gjetja e një zëvendësuesi për spanjollin në Juventus për të përfunduar marrëveshjen, por në konferencën e sotme për shtyp, Allegri mbylli derën.

“I thashë Alvaros se ai do të qëndrojë këtu, ai nuk do të largohet nga Juventusi, fundi i historisë”, tha trajneri.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që Juve do të aktivizojë opsionin e tyre për të blerë Morata-n në fund të sezonit për 35 milionë euro, pasi i ka paguar Atletico Madrid-it 20 milionë euro për huazimin dy-vjeçar.

Qendërsulmuesi 29-vjeçar ka shënuar shtatë gola me tre asistime në 23 ndeshje konkurruese për Juventusin këtë sezon.

Ndërkohë, Allegri konfirmoi atë që të gjithë tashmë e dinin mirë, se mesfushori ndërkombëtar i Uellsit Ramsey është gati të vazhdojë përpara.

“Ramsey është duke u larguar nga Juventusi. Mendoj se skuadra 99 për qind do të mbetet ajo që është tani”, përfundoi tekniku italian. /Lajmi.net/