Allan Saint-Maximin largohet nga Club America pas racizmit ndaj fëmijëve të tij në Meksikë

Ylli francez, Allan Saint-Maximin, ka vendosur të largohet menjëherë nga skuadra meksikane Club America për shkak të racizmit që kanë përjetuar fëmijët e tij gjatë kohës së qëndrimit në Meksikë. Saint-Maximin u transferua te Club America në gusht për rreth 10 milionë euro, por luajti vetëm 15 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 3…

Sport

01/02/2026 10:24

Ylli francez, Allan Saint-Maximin, ka vendosur të largohet menjëherë nga skuadra meksikane Club America për shkak të racizmit që kanë përjetuar fëmijët e tij gjatë kohës së qëndrimit në Meksikë.

Saint-Maximin u transferua te Club America në gusht për rreth 10 milionë euro, por luajti vetëm 15 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 3 asistime, transmeton lajmi.net.

Futbollisti francez deklaroi: “Po sulmohem, nuk është problem, unë jam i rritur… Por ka diçka që nuk do ta toleroj kurrë: fëmijët e mi që sulmohen!”

Trajneri i Club America, Andre Jardine, konfirmoi gjithashtu: “Fëmijët e Saint-Maximin, fatkeqësisht, po përjetonin racizëm… Dhe kjo ka ndodhur disa herë.”

Pas këtyre ngjarjeve, Saint-Maximin ka vendosur të largohet menjëherë nga Club America, duke përfunduar përvojën e tij në Meksikë./lajmi.net/