Alexis Sanchez me mesazh para largimit nga Inter: Kam qenë gjithmonë profesionist

Ylli kilian, Alexis Sanchez do të largohet nga skuadra e Inter. Ditë më parë, Inter dhe Alexis janë pajtuar për të shkëputur bashkëpunimin mes tyre, me lojtarin që mbetet tani i lirë në merkato. Para largimit final nga Inter, Alexis ka dhënë një mesazh përmes Instagram. “Unë gjithmonë kam qenë profesionist dhe i suksesshëm në…

Sport

03/08/2022 11:17

Ylli kilian, Alexis Sanchez do të largohet nga skuadra e Inter.

Ditë më parë, Inter dhe Alexis janë pajtuar për të shkëputur bashkëpunimin mes tyre, me lojtarin që mbetet tani i lirë në merkato.

Para largimit final nga Inter, Alexis ka dhënë një mesazh përmes Instagram.

“Unë gjithmonë kam qenë profesionist dhe i suksesshëm në karrierën time”, ka shkruar Alexis, transmeton lajmi.net.

“Bëni qejf dhe atë që ju bën të lumtur. Luani futboll”, shtoi kiliani.

Marseille është në mesin e skuadrave që po monitoron situatën e Sanchez, për një lëvizje të mundshme. /Lajmi.net/