Alexis Sanchez i pavendosur për të ardhmen, Marseille vazhdon insistimin

Ylli kilian, Alexis Sanchez vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij, pas shkëputjes së kontratës me Inter. Sanchez ka ndarë rrugët me ‘Zikaltërit’ gjatë kësaj jave dhe tani është në kërkim të skuadrës së re. Olympique Marseille është skuadra që synon nënshkrimin e kilianit, por sipas ‘Goal’, ky i fundit nuk ka…

Sport

04/08/2022 13:40

Ylli kilian, Alexis Sanchez vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij, pas shkëputjes së kontratës me Inter.

Sanchez ka ndarë rrugët me ‘Zikaltërit’ gjatë kësaj jave dhe tani është në kërkim të skuadrës së re.

Olympique Marseille është skuadra që synon nënshkrimin e kilianit, por sipas ‘Goal’, ky i fundit nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam vendosur akoma. Jam i qetë. Dua të luaj”, ka thënë Alexis, i pyetur nga gazetarët për kalimin e mundshëm  te Marseille.

Kiliani ishte së fundmi në një takim me agjentin Fernando Felicevich, për të diskutuar opsionet. /Lajmi.net/