Alex Ferguson në gjendje të rëndë shëndetësore
Sir Alex Ferguson është dërguar me urgjencë në spital.
Sport
‘SkySports’ raporton se ish trajneri i Manchester United është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe do t’i nënshtrohet një operacioni sonte, duke mos zbuluar detaje të tjera.
Në anën tjetër ‘Daily Mail’ shkruan se një ambulancë ka ardhur në shtëpinë e Fergusonit në Cheshire rreth orës 20:00, për ta dërguar 76 vjeçarin në spitalin e qarkut në Macclesfied.
Se gjendja shëndetësore e Ferguson nuk është më e mira, e konfirmon edhe mungesa e djalit të tij në ndeshjen e fundit të Donacter Rovers në Ligën e Parë të Anglisë, skuadër të cilën e drejton ai.
Donacter Rovers ka lëshuar një komunikatë ku ka njoftuar se trajneri Darren Ferguson nuk do të drejtojë skuadër në ndeshjen e fundit të sezonit për arsye familjare./Lajmi.net/