Albulena Haxhiu e dekreton Zjenulla Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka dekretuar Zjenulla Gashin për Kryeprokuror të Shtetit. Këtë e ka bërë të ditur Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, transmeton lajmi.net. Ajo tha se pret që Kryeprokurori i ri ta ushtroj këtë detyrë me integritet të lartë e moral. “Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja…

Lajme

14/07/2026 16:16

U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka dekretuar Zjenulla Gashin për Kryeprokuror të Shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, transmeton lajmi.net.
Ajo tha se pret që Kryeprokurori i ri ta ushtroj këtë detyrë me integritet të lartë e moral.
“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.”, tha ajo ndër të tjera në postimin e bërë.
Postimi i plotë: 
Sot prita në takim z. Zejnulla Gashi, të cilit i dorëzova dekretin për emërimin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është bërë një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes. Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
I urova z. Gashi suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore. Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.
Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.
Pres që Kryeprokurori Gashi, këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri e guxim gjithnjë me përkushtim të lartë ndaj shtetit, qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë./lajmi.net/