Albina Kelmendi hap Qendër për persona me Sindromën Down dhe Autizëm, e quan “Duje”
“Duje” ishte kënga me të cilën Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision. Pas këtij rrugëtimi, nisin projekte të tjera për këngëtaren, por jo në muzikë, shkruan lajmi.net. Bëhet fjalë për hapjen e Qendrës Rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm. Qendra mban emrin pikërisht të këngës përfaqësuese, “Duje”. Sot është përuruar…

ShowBiz
“Duje” ishte kënga me të cilën Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision.
Pas këtij rrugëtimi, nisin projekte të tjera për këngëtaren, por jo në muzikë, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për hapjen e Qendrës Rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm.
Qendra mban emrin pikërisht të këngës përfaqësuese, “Duje”.
Sot është përuruar hapja e kësaj qendre në Suharekë.
Këngëtarja për këtë e ka falenderuar bashkëshortin e saj njëherit edhe biznesmenin, Valon Vataj.
“DUJE do te jetoj gjithmone fale teje”, ka shkruar këngëtarja teksa ka etiketuar edhe bashkëshortin e saj./Lajmi.net/