Albin Tahiri vazhdon me suksese, zë vendin e 21-të në sllallomin e Tarvisios

Skitari ksoovar, Albin Tahiri, është gati që të arrijë normën olimpike për tu paraqitur në Pekin 2022.

Sport

27/03/2021 16:05

Albin Tahiri zuri vendin e 21-të në garën e Tarvisio në Itali, ai i afrohet normës olimpike Pekini 2022, disiplina e sllallomit të madh

Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 1:11.14 minuta. Në lëshimin e parë doli i 20-ti, ndërsa në të dytin bëri një gabim që e la prapa.

Në garë morën pjesë 82 garues, 15 dolën nga shtegu.

Rezultati i sotëm i tij ishte brenda kritereve olimpike, që nënkupton se Albin Tahirit i mjafton edhe një rezultat përafërsisht i tillë për të fituar normën olimpike Pekini 2022, në disiplinën e super sllallomit të madh.

Tahiri deri më tani plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për normë olimpike në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, ndërsa Arbi Pupovci në disiplinën e sllallomit./Lajmi.net/