Albin Kurti emëron 27 zëvendësministra – këta janë emrat dhe ministritë ku janë vendosur!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas formimit të qeverisë dhe emërimit të ministrave, sot ka emëruar edhe zëvendësministrat. Në njoftimin e lëshuar për media, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kush janë 27 zëvendësministrat, transmeton lajmi.net. Nga emrat e dërguar, nuk ka ndonjë befasi apo emër të ri. Përparim Kryeziu është zëvendësministër në Ministrinë e…

Lajme

15/09/2026 18:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas formimit të qeverisë dhe emërimit të ministrave, sot ka emëruar edhe zëvendësministrat.

Në njoftimin e lëshuar për media, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kush janë 27 zëvendësministrat, transmeton lajmi.net.

Nga emrat e dërguar, nuk ka ndonjë befasi apo emër të ri.

Përparim Kryeziu është zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kurse Kreshnik Ahmeti zëvendësministër në MPJD.

Më poshtë keni të gjithë emrat dhe ministrinë ku janë vendosur 27 zëvendësministrat në Qeverinë Kurti 4: 

  1. Përparim Kryeziu, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
  2. Kreshnik Ahmeti, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
  3. Hysni Mehani, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave,
  4. Agon Batusha, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,
  5. Getoar Mjeku, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë,
  6. Triera Kasumi-Berisha, Zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë,
  7. Fatban Bunjaku, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
  8. Jeton Mehmeti, Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
  9. Ali Dula, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal,
  10. Enver Dugolli, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
  11. Zef Morina, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit,
  12. Daulina Osmani, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë,
  13. Avni Zogiani, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
  14. Driton Hyseni, Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
  15. Agon Dobruna, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
  16. Besart Jashari, Zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
  17. Nora Arapi-Krasniqi, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
  18. Tijana Veljkovic, Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
  19. Arsim Berisha, Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,
  20. Genc Nimoni, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë,
  21. Gegë Lleshi, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes,
  22. Enis Kervan, Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes,
  23. Lulzim Hetemi, Zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
  24. Ratomir Minic, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
  25. Igor Mitic, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
  26. Muhedin Nushi, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
  27. Sejnur Veshall, Zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë./lajmi.net/