Albert Sambi Lokonga, talenti që ka marrë vëmendjen e Barcelonës, Sevillës dhe Cityt

Albert Sambi Lokonga është lojtari i fundit që lidhet me një transferim te Sevilla.

Sport

20/10/2019 10:40

Mesfushori belg aktualisht luan për Anderlecht, ku kontrata e tij përfundon në qershor, dhe 19-vjeçari është gjithashtu objektiv i Manchester Cityt dhe Barcelona.

Klubeve u lejohet të flasin me Lokonga në janar për të negociuar një marrëveshje para-kontrate në mënyrë që ta transferojnë atë falas, përcjell lajmi.net.

Nëse dikush dëshiron ta blejë menjëherë në janar, Lokonga ka një çmim prej rreth pesë milion euro në tregun aktual.

“Prioriteti im është të qëndroj në Anderlecht edhe dy vjet”, këmbëngul Lokonga, megjithatë situata e tij kontraktuale do të ketë klubet më të mira të Evropës që përpiqen të ndryshojnë mendimin e tij. /Lajmi.net/