Alarm në Real Madrid, Ramosi do të operohet dhe mund të humbasë sezonin

Është raportuar gjatë ditës së sotme se Sergio Ramos do të operohet sot në gjurin e tij të majtë.

Sport

06/02/2021 10:48

COPE, si gazetë e besueshme në Spanjë, ka raportuar se kapiteni i Real Madrid do të operohet në gjurin e tij të majtë, shkruan lajmi.net.

Ndeshjet e fundit, Ramosi ka munguar pikërisht për shkak të një lëndimi, i cili fillimisht nuk dukej serioz.

Megjithatë, reprezentuesi spanjoll mund edhe të humbas gjithë sezonin pas këtij operacioni.

Ndeshja e fundit për 34 vjeçarin ishte kundër Levante në La Liga, ku Real Madrid edhe humbi me rezultat 2-1./Lajmi.net/