Alaba zbulon se si ndodhi transferimi i tij në Real Madrid

16:16 | 29 Maj 2021

David Alaba është nënshkrimi më i ri i Real Madrid, ku edhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Një ditë pas zyrtarizimit si lojtari më i ri i “Los Blancos”, austriaku tregon edhe pse e zgjodhi këtë klub, transmeton lajmi.net.

“Disa klube janë interesuar për mua, por Real Madrid ishte gjithmonë e para në listën time”, ka thënë Alaba për BILD kur u pyet mbi lëvizjen e tij në Bernabeu.

“Sikurse Bayern Munich, Real Madrid është njëri nga klubet më të mëdha në botë me një histori dhe traditë speciale”, shtoi ai.

Më herët është raportuar se Barcelona dhe Chelsea kishin shprehur interesim për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësi.

Ai pritet që të marrë një pagë prej 12 milionë eurove në sezon nga Real Madrid, e aty do të prezantohet para publikut pas përfundimit të Kampionatit Evropian “EURO 2020”./Lajmi.net/