Alaba: Mund të mposhtim çdo ekip në Evropë, atmosfera në “Bernabeu” ishte e veçantë

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba ka thyer heshtjen duke folur për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/03/2022 14:39

Real Madrid me përmbysje arriti ta mposht PSG-në që të kualifikohet në fazën tjetër të turneut me prestigjiozë në botë, transmeton lajmi.net.

Alaba ka lavdëruar atmosferën e madhe në “Santiago Bernabeu”, që iu ndihmojë të bëjnë këtë përmbysje.

“Bernabeu mund të zhvillojë një fuqi shumë të veçantë. Është mirë të provosh festime të reja. Nuk e kam menduar gjatë, por me një rikthim kaq të mrekullueshëm, mund të çmendesh”.

“Atmosfera në Bernabeu ishte jashtëzakonisht e veçantë. E dija nga ndeshjet e mëparshme. Ky ishte rasti kundër PSG”.

Tutje, Alaba tha se nëse luajnë si kundër PSG-së, do arrijnë të mposhtin çdo skuadër në Evropë.

“Këto janë netë futbolli siç i duam ne! Ne kemi besuar çdo ditë që nga ndeshja e parë në Paris se do të arrijmë në çerekfinale dhe tani sigurisht jemi shumë të lumtur që ia dolëm.”

“Nëse vazhdojmë të luajmë si kundër PSG-së dhe luajmë së bashku, mund të mposhtim çdo ekip në Evropë.

Në fund, austriaku lavdëroi lartë bashkëlojtarin Karim Benzema, për het-trikun kundër “Parisienëve”.

“Të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është Karim për ne. Sigurisht, vendosi ndeshjen me het-trik, por karizma, fuqia dhe lidershipi janë gjithashtu shumë të rëndësishme për ne. Është një lojtar i klasit botëror. Shpresojmë që të shënojë edhe tre të tjerë në çerekfinale”, përfundoi Alaba.

Ndërkohë, Real Madrid kundërshtarin për çerekfinale do ta mësojë me 18 mars./Lajmi.net