Al Nassr e do me çdo kusht yllin e Manchester Cityt

Al-Nassr raportohet se po bëhet gati për ta testuar Manchester Cityn me një ofertë për mesfushorin Mateo Kovacic. Sipas një raportimi nga The Sun, Al-Nassr e ka përcjellë nga afër Kovacic, duke shpresuar që ta shtojnë atë në ekipin e tyre. Sidoqoftë, përkundër interesimit të tyre nuk ka pasur ende ndonjë ofertë zyrtare në drejtim…

Sport

31/01/2025 17:00

Al-Nassr raportohet se po bëhet gati për ta testuar Manchester Cityn me një ofertë për mesfushorin Mateo Kovacic.

Sipas një raportimi nga The Sun, Al-Nassr e ka përcjellë nga afër Kovacic, duke shpresuar që ta shtojnë atë në ekipin e tyre.

Sidoqoftë, përkundër interesimit të tyre nuk ka pasur ende ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të ‘Qytetarëve’ deri më tani.

Pengesa e vetme që e komplikon një marrëveshje të mundshme është se City duhet të gjejë një zëvendësues të tij, para se ta lejojnë ish-lojtarin e Real Madridit të largohet.

Teksa City në anën tjetër nuk po synon që ta largojë Kovacicin, ata në fakt po eksplorojnë mundësitë për ta përforcuar mesfushën e tyre.

Klubi ka shprehur interesim për transferimin e Douglas Luiz nga Juventusi, por negociatat për një marrëveshje huazimi kanë ngecur shkaku i mosmarrëveshjeve mes dy klubeve.

Fillimisht, Al-Nassr kishte bërë përpjekje për transferimin e Kovacic para mbylljes së afatit kalimtar veror, por ata kishin plotësuar kuotën e lojtarëve të huaj në ekip, gjë që ua pamundësoi transferimin e reprezentuesit kroat.

Raportimet e fundit bëjnë me dije se gjiganti arab po përgatit një ofertë prej 140 milionë eurosh për t’u përforcuar me lojtarë nga Liga Premier, ku tashmë është bërë e ditur se kanë përfunduar transferimin e sulmuesit Jhon Duran nga Aston Villa.