Aksion në Prishtinë, Gjakovë e Mutivodë: Katër të arrestuar, sekuestrohen afro 15 kg marihuanë, armë e para

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me narkotikët. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Gjakovë dhe në Pikëkalimin Kufitar në Mutivodë. Gjatë këtij operacioni, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 815…

Lajme

21/11/2026 09:14

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me narkotikët.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Gjakovë dhe në Pikëkalimin Kufitar në Mutivodë.

Gjatë këtij operacioni, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 815 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Janë sekuestruar katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane para të gatshme.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 20.11.2026 – 12:00. Nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale, njësitë relevante të policisë, në tri vende të ndryshme: Prishtinë, Gjakovë dhe PKK Mutivodë, kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 14 kg e 815 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, 4 celularë, dy pistoleta, 62 fishek, para të gatshme 9120 € dhe 350 franga zvicerane. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhe në raportin 24-orësh të policisë.