Aksidentohet aktori Mensur Safqiu
Para pak çasteve është aksidentuar vetura e aktorit të Stupcave, Mensur Safqiu, i njohur si “Axha Shneq” në serialin Egjeli.

ShowBiz
Nga ky aksident që ka ndodhur afër Qendrës Universitare, tek lokalet e Lesnës, siç njihet kjo zonë në rrugën Eqrem Qabej, Safqiu nuk ka pësuar lëndime, por ka marr vetëm një goditje në veturë nga një qytetarë, shkruan Infokusi.
Rasti nuk është raportuar në polici, por të dyja palët janë larguar me marrëveshje.