Aksidenti në Volljakë të Klinës, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak të Klinës. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj. Elezaj ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak të Klinës.
Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin. /Lajmi.net/