Aksidenti në fshatin Çubrel- Vdiqën tre persona, lëndime trupore morën katër policë e një qytetar tjetër

Policia është deklaruar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel. Policia bëri të ditur se si shkak i një aksidenti në mes një veture civile dhe tjetri automjet i policisë një mashkull dhe dy femra kanë nderuar jetë, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër…

Lajme

27/01/2025 10:22

Policia është deklaruar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel.

Policia bëri të ditur se si shkak i një aksidenti në mes një veture civile dhe tjetri automjet i policisë një mashkull dhe dy femra kanë nderuar jetë, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtar policorë dhe një person civil.

Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton lajmi.net.

Njoftimi:

Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëra veturë civile dhe tjetri automjet i PK-së), ku si pasojë e aksidentit tre persona (civil)  një mashkull dhe dy femra kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor,  ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtar policor meshkuj kosovarë dhe një person (civil) mashkull kosovar, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, institucionet kompetente IPK-ja dhe prokurori i shtetit. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, përderisa lidhur me aksidentin janë duke u kryer hetime./Lajmi.net/