Aksidenti me fatalitet, dega e PDK-së në Skenderaj anulon aktivitetet për sot
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, ka njoftuar se kjo dega e tyre ka anuluar aktivitetet për sot. Shkaku sipas Lushtakut është aksidenti i rëndë ne Çubrel të kësaj komune. “Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin…
Lajme
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, ka njoftuar se kjo dega e tyre ka anuluar aktivitetet për sot.
Shkaku sipas Lushtakut është aksidenti i rëndë ne Çubrel të kësaj komune.
“Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Çubrel të Skenderajt. Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj”, ka shkruar Lushtaku.
Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në Çubrel të Skenderajt.