Aksident trafiku në Dollc të Klinës, një person përfundon i lënduar
Një aksident trafiku i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dollc të Klinës ka rezultuar me një person të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Sipas tij, rreth orës 17:10 Policia është…
Lajme
Një aksident trafiku i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dollc të Klinës ka rezultuar me një person të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Sipas tij, rreth orës 17:10 Policia është njoftuar për rastin, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi ai./lajmi.net/