Aksident me tre të lënduar në magjistralen Podujevë – Merdare
Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Podujevë - Merdare.
Lajme
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar 3 persona, shkruan lajmi.net.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:30 në magjistralen Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete . Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, thuhet në konfirmimin e policisë.
Rrethanat e rastit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet kompetente. /Lajmi.net/